Duket se kjo verë do të jetë e mbushur me bashkëpunime mes artistëve shqiptarë. Gati të gjithë këngëtarët kanë gati hitet verore që do të nisin t’i lançojnë që prej fillimit të sezonit turistik.
Ditën e sotme u zbuluan dy bashkëpunime të mundshme, një mes Ledri Vulës dhe Kidës që pritet që të konfirmohet nga vetë artistët si dhe një tjetër mes Nora Istrefit dhe Melindës. Kjo e fundit ishte vërtet e papritur.
Dy artistet nuk kanë janë mikesha me njëra-tjetrën kjo dhe për shkak se janë të fokusuara në rryma të ndryshme muzikore. “Prive.al” ka konfirmyuar se dy bukuroshet do të vijnë me një prurje të re që do ta publikojnë përgjatë verës.
Gjithashtu thuhet se vajzave do t’i bashkohet dhe reperi Gjiko i cili ka nga një bashkëpunim me secilën prej tyre. Nora dhe Gjiko kanë bashkuar forcat për hitin “Anna” vitin e kaluar që ka rrëmbyer vendin e parë në “The Top List” për javë të tëra.
Pak kohë më vonë reperi arriti të ketë një projekt shumë të suksesshëm muzikor edhe me Melindën të quajtur “X5”. Teksa presim që kjo treshe bombastike të na sjellin projektin e ri, le të shijojmë edhe një herë këto dy hite që akoma vazhdojnë të preferohen shumë nga publiku.