Tashmë është bërë e ditur se reperi i njohur Kendrick Lamar do të performojë në ngjarjen më të ndjekur në Amerikë, Super Bowl LIX, ‘halftime show’. Lajmi u bë i ditur nga vetë reperi 37-vjeçar, përmes një postimi në Instagram dhe po ashtu nga NFL dhe nga kompania diskografike Roc Nation.
View this post on Instagram
Kendrick Lammar ndau një video me 16 milionë ndjekësit e tij për të bërë ditur se do të jetë artisti i natës në Super Bowl. Super Bowl LIX do të mbahet më 9 shkurt të vitit 2005 në New Orleans. Njoftimi i befasishëm vjen edhe mes tensioneve të fundit që ka pasur ai me reperin e njohur Drake. Kendrick Lammar do të perfmorojë për herë të dytë në këtë event madhështor por është hera e parë që do të jetë artisti kryesor i eventit.