Princ Harry dhe Meghan Markle do të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm dhe është bërë e ditur se vizita do të jetë për arsye bamirësie. Ata do të marrin pjesë në Samitin One Young World në Mançester më 5 shtator, i cili mbledh së bashku liderë të rinj nga më shumë se 190 vende. Gjatë vizitës Princi Harry dhe Meghan do të jenë gjithashtu në një event për Lojërat Invictus në Gjermani. Hera e fundit që çifti ishte në Britaninë e Madhe ishte për festimet e Jubileut të Platinumit në qershor. Rikujtojmë se Harry dhe Meghan që prej vitit 2020 jetojnë në Kaliforni.
Ndërkaq, rezidenca luksoze e Princit Harry dhe Meghan Markle në Montecito, në Kaliforni është grabitur jo një herë, por dy herë brenda disa ditëve, sipas gazetës ‘Sun’. Hajdutët u përpoqën të hynin në rezidencën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, ku ata jetojnë me djalin e tyre Archie, 3 vjeç dhe Lilybet 1-vjeçe. Në të dyja rastet është thirrur policia, sipas të njëjtave informacione. Hera e parë që policia mbërriti në rezidencën e Meghan dhe Harry ishte më 19 maj, në orën 18:00. Në fakt, kjo datë e veçantë ka një kuptim të veçantë për çiftin teksa festojnë përvjetorin e martesës.
Hera e dytë që autoritetet mbërritën ishte më 31 maj, pak pas orës 15:00. Sjellim në vëmendje se një ndihmëse e familjes mbretërore dyshohet se u shpreh e bindur se martesa e Princit Harry me Meghan Markle do të përfundojë me lot. Sipas një raporti, Susan Hussey, e cila ka qenë ndihmësja pritëse e Mbretëreshës Elizabeth II që nga vitet 1960, dyshohet se i bëri komentet gjatë një dreke me drejtuesit e teatrit disa muaj para dasmës së çiftit në maj të vitit 2018. Komentet nga ndihmësja e vjetër u zbuluan në “Revenge: Meghan, Harry and the war between the Windsors” të gazetarit investigativ Tom Bower, të publikuar në fillim të këtij muaji.