Bota

Zbulohet arsyeja e fortë pse stjuardesat nuk ju ndihmojnë të vendosni valixhet në raftin sipër…

“Lufta” për të futur valixhen në raftet e sipërme të avionit, ose për të ngritur atë mbi kokë është gjithmonë një sfidë më vete. Ajo që shpesh duket si një skenë komike, ku valixha duket sikur po lufton me ty, ka një arsye të qartë që shpjegon pse stjuardesat nuk të ndihmojnë për këtë.

Kat Kamalani, një stjuardesë me 6 vjet përvojë, ka ndarë disa këshilla për pasagjerët që kanë vështirësi me valixhet, të cilat mund të ndihmojnë për të shmangur stresin dhe konfuzionin që krijohet në ato momente.

1. Nëse nuk mund ta ngrini, mos e merrni

Kamalani sugjeron që të provoni të ngrini valixhen në shtëpi para se të udhëtoni. Nëse nuk mund ta ngrini mbi kokë, atëherë duhet të hiqni disa gjëra nga brenda për ta bërë më të lehtë ngritjen e tij.

2. Shikoni udhëzimet për ruajtjen e bagazhit

Ajo tregon se shumica e linjave ajrore kanë karta udhëzimi që tregojnë si duhet të vendoset valixhja në raftet e sipërme (horizontalisht ose vertikalisht). Një shikim i shpejtë mund të kursente shumë kohë dhe do të ndihmonte për të organizuar më mirë hapësirën.

3. Pse stjuardesat nuk ndihmojnë

Kjo është arsyeja më e rëndësishme: stjuardesat nuk janë të detyruara të ndihmojnë me ngritjen e valixheve. Shumë linja ajrore e kanë të ndaluar këtë, pasi ngritja e valixheve të rënda ka shkaktuar shumë lëndime. Po ashtu, nëse një stjuardesë lëndohet, shumë herë kjo nuk mbulohet nga sigurimi i kompanisë ajrore.

Kamalani thekson se, nëse keni nevojë për ndihmë, mund t’i kërkoni stjuardesës që t’ju asistojë, por kjo është një ndihmë, jo një detyrim. Në fund, është e kuptueshme që kjo politikë është e vendosur për arsye sigurie, edhe pse për disa pasagjerë mund të duket e çuditshme. Megjithatë, tani që e dimë, kur shohim stjuardesat që na vëzhgojnë nga larg, mund të kuptojmë më mirë se pse ato nuk ndërhyjnë.