Pasi Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë, ishte Charles ai që pasoi fronin. Rikujtojmë se Princi Harry mori pjesë në kurorëzimin e babait të tij por pa Meghan Markle dhe fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet në muajin maj.
Sipas disa burimeve bëhej e ditur se Dukesha e Sussex Meghan Markle qëndroi në Kaliforni me fëmijët e saj për të festuar ditëlindjen e djalit Archie, e cila është gjithashtu 6 maji, dita kur Mbreti Charles u kurorëzua zyrtarisht. Tani, një ekspert mbretëror dhe mik i çifti më në fund ka zbuluar arsyen e vërtetë pse Dukesha e Sussex humbi kurorëzimin.
Në librin e tij të ardhshëm ENDGAME, i cili pritet të dalë javën e ardhshme, Scobie zbulon se Meghan nuk mori pjesë sepse ajo refuzoi të “zhytej përsëri në telenovelën e familjes”. Sipas Mirror UK, autori mbretëror më tej pretendoi se mamaje e Archie dhe Lilibet “nuk dëshiron të shkelë më në Angli”, pasi “nuk është ndjerë kurrë si në shtëpi”.
Rikujtojmë gjithashtu se seriali satirik i filmave vizatimorë “Family Guy” ka ironizuar së fundmi Princin Harry dhe Meghan Markle. Prodhuesit e serialit, i cili është në sezonin e tij të 27-të në Fox, në episodin e tyre të fundit u tallën me marrëveshjen shumëmilionëshe të çiftit me Netflix dhe lanë të kuptohet se marrëveshja është një nga mënyrat e pakta në të cilat ata mund të fitojnë para pasi u larguan nga detyrat e tyre mbretërore në fillim të vitit 2020.
Princi Harry dhe Meghan Markle thuhet se janë të revoltuar me këtë episod. Sipas revistës Closer, burime pranë Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it pohojnë se ata e kanë etiketuar episodin “të ashpër”. Dyshja, të cilët u larguan nga jeta mbretërore në vitin 2020, janë ndjerë sikur nuk po munden të pushojnë.