Tech

Zbulohen të gjitha specifikat e iPhone SE 4 të Apple!

Telefoni i ardhshëm i përballueshëm i Apple, do të jetë iPhone SE 4, prodhimi i të cilit do të fillojë në dhjetor. Telefoni do të përfaqësojë një hap të rëndësishëm përpara në krahasim me iPhone SE 3 dhe tani në internet janë shfaqur specifikat e para të telefonit që do të mbërrijë në treg në vitin 2025. iPhone SE 4 do të ketë një ekran OLED 6.06 inç. Ndryshe nga seria iPhone 16, ai do të ketë një “dhëmb” për kamerën e përparme dhe teknologjinë Face ID, ndërsa shpejtësia e rifreskimit do të jetë 60 Hz.

Atë do ta vë në funksion procesori A18 si iPhone 16 Plus, i cili do të çiftohet me 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme. Modeli në ‘ikje’ ka 4 GB RAM, kështu që dyfishimi i kësaj memorie do të lejojë që telefoni të mbështesë Apple Intelligence. Modemi i Apple, i koduar me emrin Centauri, do të prodhohet nga TSMC dhe do të debutojë në këtë model të veçantë iPhone. iPhone SE i ri do të qëndrojë në një kamerë të pasme, por në vend të 12 MP, do të përdorë një prej 48 MP. Në pjesën e përparme do të ketë një kamerë selfie 12 MP.

Pajisja do të mundësohet nga një bateri me një kapacitet prej 3,279 mAh, që është një rritje e konsiderueshme në krahasim me baterinë me një kapacitet prej 2,018 mAh në modelin e kaluar. Duke pasur parasysh faktin se ekrani do të “rritet” nga 4.7 në 6.06 inç, nuk është çudi që tani ka vend të mjaftueshëm për një bateri më të madhe, e cila do të mbështesë karikimin me kabllo prej 20 W. Apple pritet të lançojë iPhone SE 4 në mars 2025 me një çmim më të lartë se 429 dollarë sa kushton SE 3, Pra çmimi do të jetë 499 dollarë ose 549 dollarë.

Apple do të lëshojë përditësimin iOS 18.1 javën e ardhshme, i cili sjell Apple Intelligence dhe veçori të tjera të reja. Përditësimi i iOS 18.1 i Apple vjen zyrtarisht javën e ardhshme. Ai sjell softuer për ndihmë për personat që kanë problem me dëgjimin në AirPods Pro 2, si dhe veçori të Apple Intelligence në pajisje të ndryshme. Kompania lëshoi ​​më parë një version beta të përditësimit iOS 18.1, i cili është i disponueshëm që nga shtatori. Nga veçoritë më të rëndësishme dhe më interesante, Apple Intelligence përfaqëson një nga përmirësimet kryesore.