“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj.
Vetëm pak më parë faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram publikoi trailer-in e episodit të dytë, duke na treguar kështu se kush do të jenë të ftuarit e kësaj jave. Në pjesë e parë të emisionit do të jenë të ftuar një nga opinionistët më të famshëm të momentit dhe është pikërisht Arjan Konomi dhe producentja e njohur Olsa Muhameti për të treguar më shumë rreth programit televiziv ‘Përputhen dhe shumë të tjera. Në pjesën e dytë të emisionit do të jetë i ftuar këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun Alban Skënderaj për të na treguar më shumë rreth jetës së karrierës së tij. Mes lotëve dhe shumë të qeshurave këtë javë paralajmërohet një super show.
Episodin e kaluar “Më lër të flas”, i ftuari i parë i cili iu përgjigj pyetjeve ‘pikante’, por edhe me shumë humor të Romeos dhe Donaldit ishte reperi i hitit ‘Betohemi’. Bardhi jep intervista shumë rrallë ndaj dhe kurioziteti për artistin është i madh. E ftuara e dytë pas reperit të njohur Bardhi ishte Xhensila Myrtezaj. Bukuroshja nuk shprehet shpesh në publik për jetën e saj, megjithatë zgjodhi t’i përgjigjet pyetjeve ‘pikante’ të Donaldit dhe Romeos.