Ndërsa Shawn Mendes dhe Camila Cabello nuk kanë thënë asgjë për ndarjen përtej deklaratës së tyre fillestare që konfirmonte se kjo ishte e vërtetë, më shumë burime kanë folur se si dhe pse ata të dy vendosën t’i jepnin fund romancës së tyre dyvjeçare. Sipas “E!” një burim pranë tyre u shpreh se si shkoi biseda mbi ndarjen dhe kush e filloi atë.
Javën e kaluar, Mendes “filloi bisedën” me Cabello. Edhe pse ajo ishte shumë e mërzitur për ndarjen, ajo u pajtua me faktin se ishte për të mirën e të dyve. Të dy e kishin seriozisht kur thanë në deklaratën e tyre se planifikojnë të vazhdojnë të jenë të afërt, por jo në mënyrë romantike. Ata janë ende duke komunikuar dhe duan të jenë miq. Kjo nuk ishte aspak një ndarje e keqe. Marrëdhënia po bëhej konsumuese dhe ata vendosën që më mirë të ishin miq. Ishte vërtet e vështirë për disa ditë për Camila-n, por ajo ka kaluar shumë kohë me miqtë dhe është e zënë me punë. Ajo ka një sistem të madh mbështetjeje dhe po ndihet e rinovuar tani.
Kjo deklaratë e një të afërmi të dyshes vjen pasi Camila dhe Shawn njoftuan publikisht se vendosën së bashku se gjërat nuk po funksiononin më.
Ndarja e Shawn dhe Camila ishte e ndërsjellë. Ata e kuptuan se janë në vende krejtësisht të ndryshme në jetën e tyre në këtë pikë dhe ishte koha për t’i dhënë fund gjërave. Të dy janë të trishtuar për ndarjen, por bëjnë çmos që të kujdesen për veten, të qëndrojnë të zënë dhe të rrethohen nga njerëzit e dashur.
Në deklaratën e tyre duke njoftuar ndarjen, Cabello dhe Mendes theksuan qëllimin e tyre për të mbetur në jetën e njëri-tjetrit.
Hej djema, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria si njerëz për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë. Ne e nisëm lidhjen tonë si shokë të ngushtë dhe do vijojmë të jemi të tillë. E kemi vlerësuar gjithmonë mbështetjen tuaj që nga fillimi e deri tani. Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe në vazhdim. Camila dhe Shawn!
Rikujtojmë, se dyshja janë lidhur për herë të parë në korrik 2019. Puna në shëndetin e tyre mendor individualisht jo vetëm që i ka forcuar ata personalisht, por gjithashtu ka qenë një mjet kryesor në forcimin e lidhjes së tyre.