Gjeologët kanë zbuluar gjurmë mbi kontinentin antik të humbur Argoland, që ndodhet nën xhunglën e Indonezisë dhe Myanmar, sipas kërkimeve më të fundit që kanë zgjatur 7 vjet nga Universiteti i Utrecht në Hollandë. Rezulton se ky kontinent i lashtë, ka nisur shkëputjen dhe fragmentizimin rreth 300 milionë vite nga Australia, ndërkohë që deri më sot mendohej se kjo shkëputje kishte ndodhur 155 milionë vite më parë. Sipas studuesve, situata në zonën e juglindjes aziatike është ndryshe nga shkëputja e Afrikës me Ameriken Latine, ku kontinenti paraprak u nda në dy pjesë pothuajse të barabarta.
Ndërkaq, në kreshtat e mesit të oqeanit, magma flluskuese del përmes të çarave në fundin e detit për të formuar koren e re. Më poshtë, shkëmbi i mantelit pjesërisht i shkrirë, përhapet në drejtime të kundërta, duke e shtrirë koren e re derisa të formojë një sistem të gjerë luginash të rrethuara nga kreshta kodrash dhe malesh.
Këto peisazhe detare në thellësitë e mëdha, jo shumë ndryshe nga peisazhet që shihen mbi nivelin e detit, janë vendet e fundit ku pritet të shfaqen pjesë të kontinenteve. Megjithatë, në një studim të fundit të botuar në “Science Advances”, studiuesit kanë zbuluar se kjo është vërtetë e mundur. Shkëmbinjtë e sapo-analizuar nga Kreshtën Indiane Jugperëndimore, e vendosur midis Afrikës dhe Antarktidës, nuk janë vetëm mbetje të një kontinenti.