Dokumentet e gjykatës të sapo zbuluara së fundmi tregojnë se aktori i njohur Johnny Depp u braktis nga nëna e tij “e keqe” kur ishte adoleshent. Në vitin 1981 dokumentet gjyqësore, të cilat deri më tani kanë qëndruar në arkivat e gjykatës, tregojnë se Betty Sue Depp dhe babai i aktorit John Depp u divorcuan në 1978 kur ai ishte vetëm 15 vjeç.
Por në intervista, aktori ka portretizuar një tjetër imazh. Ai filloi të përdorte drogën në moshën 11 -vjeçare, braktisi shkollën e mesme në moshën 16 vjeç për t’u bërë muzikant dhe në 1980 filloi të luante kitarë në një grup të quajtur ‘The Kids’, më pas u shpërngul në Los Angeles dhe kaloi muaj duke jetuar në një makinë. Roli i tij i parë i aktrimit erdhi në 1984 me filmin “A Nightmare on Elm Street” pasi takoi Nicolas Cage.
Dokumenti i divorcit, i nënshkruar në vitin 1981, thotë se:
Gruaja pranon që fëmija i mitur i palëve… John C. Depp II është plotësisht i emancipuar dhe mbështetur në vetvete.
Këto u zbuluan nga Paul Barresi i cili është në kërkimin e tij për serinë e re të Discovery+, “Johnny Depp vs Amber Heard”. Barresi u shpreh se:
Ai tha që në moshën 11 vjeç, ai kishte marrë të gjitha llojet e substancave, duke përfshirë marijuanën, kokainën, ekstazinë, LSD, qetësuesit e dhimbjeve, opiatet. Përdorimi i drogës, tha ai, ishte një mënyrë për të shpëtuar nga problemet familjare. Ai u përpoq të gjente koncerte në një grup garazhi dhe që punonte me kohë të pjesshme si një shitës që shiste stilolapsa. Është e panevojshme të thuhet, që në moshën 17-vjeçare, Johnny vështirë se ishte i vetëmjaftueshëm financiarisht dhe ishte larg emancipimit. Për sa më përket mua, nëna e tij e mohoi atë në një kohë kur ai pa dyshim kishte nevojë më së shumti për të. Nuk ka asnjë procesverbal gjyqësor që ai të jetë emancipuar ligjërisht.
Depp gjatë një interviste të dhënë në vitin 2018 për nënën dhe babain është shprehur se nëna e tij ishte një kërcimtare dhe se vdiq në 2016 ndërsa babi i tij ishte një inxhinier ndërtimi. Ai gjithashtu ka treguar se babai mungonte shpesh dhe se nëna e tij e rriti atë dhe tre vëllezërit e motrat e tij.
Kujtojmë se dalja e rallë e aktorit në tapetin e kuq erdhi pas disa javësh kur një gjykatës në Virginia vendosi që aktori mund të vazhdonte në ngritjen e akuzave për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard. Pas një postimi të bërë prej saj në rrjetet sociale në vitin 2018 ajo kishte shkruar se kishte qenë viktimë e dhunës në familje gjatë martesës me Johnny Deep.