Reese Witherspoon dhe bashkëshorti i saj, Jim Toth, po divorcohen pas gati 12 vitesh martesë. Ylli i filmit, 47 vjeçe, e ndau lajmin përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram të premten pasdite në një deklaratë të përbashkët nga ajo dhe Jim, 52 vjeç, pak ditë para përvjetorit të tyre të 12-të të martesës. Detajet se pse çifti vendosi t’i jepte fund nuk ishin ende të ditura, kjo deri tani.
Thuhet se ‘kriza e moshës së mesme’ e bashkëshortit të Reese Witherspoon, Jim Toth, nxiti divorcin e tyre pasi aktorja njoftoi vendimin e vështirë për t’u ndarë. Një mik i familjes ka pohuar se aktori dhe producenti, Jim, nuk është më i njëjti burrë me të cilin u martua Reese. Ai shpjegoi se si ai filloi ‘të vishej si gjysma e moshës së tij’ me ‘bizhuteri dhe tatuazhe të çuditshme’. Burimi shpjegoi për ‘The Sun’:
Jim është ai që ka ndryshuar masivisht vetëm në vitet e fundit. Ai thjesht nuk është më burri me të cilin Reese u martua dhe kishte një djalë.
Reese dhe Jim, të cilët u martuan më 26 mars 2011, kanë një djalë së bashku, Tennessee James, 10 vjeç. Aktorja ka dy fëmijë nga martesa e saj e parë me Ryan Phillippe, Ava, 23 vjeçe dhe Deacon, 19 vjeç.