Një koleksion i jashtëzakonshëm makinash klasike është zbuluar në një magazinë të fshehur në zonën rurale të Uellsit, duke tërhequr vëmendjen e entuziastëve të makinave të vjetra. Mes automjeteve të gjetura janë marka ikonikë si Bentley, Jaguar, Porsche dhe Rolls-Royce, të cilat janë pushtuar nga pluhuri, myku dhe lagështia.
Daniël Sims, një eksplorues urban, është personi që ka zbuluar këtë “varrezë” makinash dhe thotë se vlera e këtyre automjeteve mund të arrijë deri në 1 milion paund. Ai, i cili ka dokumentuar gjetjen për kanalin e tij në YouTube “Bearded Reality”, ka zbuluar mbi 100 automjete të fshehura në këtë magazinë.
Sims tregon se ishte informuar për këtë vend nga një tjetër eksplorues dhe vendosi ta shqyrtonte vetë. Pasi kishte arritur në vend, ai e gjeti hapësirën të mbushur me makinat klasike të markave të njohura si Land Rover Defenders, Peugeot 205 GTI, Mini Cooper, Mercedes-Benz, Cadillac Eldorado, dhe shumë të tjera. Megjithëse shumica e makinave janë dëmtuar nga koha dhe ambienti, disa prej tyre janë ruajtur mjaft mirë, duke ruajtur vlerat.