Gossip Showbiz

Zbulime tronditëse, Liam Payne e siguroi drogën nga stafi i hotelit në Buenos Aires!

Stafi në hotelin e Buenos Aires janë duke u hetuar pasi dyshohet se e furnizuan Liam Payne me substanca të forta narkotike në ditët para tragjedisë. Punonjësit akuzohen për kontrabandë të lëndëve narkotike të ndryshme në suitën e këngëtarit të ndjerë në hotelin CasaSur.

Një pastrues dhe një anëtar tjetër i stafit thuhet se i fshehën substancat narkotike në kutinë e sapunit, të cilën detektivët e gjetën në dhomën e 31-vjeçarit pas vdekjes së tij. Pluhur i bardhë, kristale, tableta dhe pajisje të tjera u zbuluan në suitën e katit të tretë. Policia i ka dërguar këto substanca për analiza.

Stafi menaxherial i CasaSur mendohet se është vënë në dijeni për sjelljen e pazakontë të punonjësve dhe ka shkarkuar një anëtar të stafit. Detektivët po ashtu e kanë intervistuar atë për rolin e tij të mundshëm në vdekjen e Payne.

Liam Payne, këngëtari 31-vjeçar, është raportuar se u përjashtua nga Palacio Duhau – Park Hyatt Buenos Aires përpara se të ndërronte jetë më 16 tetor. Burime të brendshme i kanë thënë revistës People se Payne u detyrua të largohej nga hoteli për shkak të shqetësimit të të ftuarve të tjerë dhe dukjes së tij të dehur.

Rikujtojmë se, Jeff Payne, babai i Liam Payne, ka vizituar Argjentinën pas ndarjes nga jeta të djalit të tij, këngëtarit të njohur të One Direction. Ai u pa duke lexuar homazhet që njerëzit kishin lënë për Liam, i cili ndodhi të humbte jetën pas një rënie nga ballkoni i hotelit, në një moment kur dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe të droguar.