Health & Beauty

Zbulim/Shkaku i vërtetë që kanceri përhapet nëpër trup!

Së fundmi është konstatuar që tensioni konstant psikik është shkaktar i përhapjes së metastazës nëpër trup. Shkencëtarët kanë studiuar minjtë e ekspozuar ndaj stresit të vazhdueshëm dhe kanë vërejtur që nën stres sistemi i tyre limfatik kalon nëpër ndryshime të tilla fiziologjike, që sëmundjet e kancerit shumë më shpejt shumëzohen dhe përhapen nëpër organizëm.

Ata kanë konstatuar që stresi vërtet paraqet “iniciuesin” e veçantë për ndarje të qelizave të tumorit dhe vazhdim të përhapjes së tyre. Erica Sloan, nga Universiteti i Monashit në Australi thotë se:

Ne jemi të vetëdijshëm që nuk mund t’u themi pacientëve të sëmurë nga kanceri “qetësohuni dhe mos jetoni nën stres”, sepse do të kishte efekt të kundërt. Megjithatë, është me rëndësi se si do t’u qasemi të sëmurëve nga kanceri, sepse qasja negative në raste të shumta mund t’ua përkeqësojë sëmundjen.

Fajtorët për përhapje rapide të kancerit janë hormonet e stresit, para së gjithash adrenalina dhe noradrenalina.

Ky është zbulim i rëndësishëm i studimit tonë, për shkak se tani e dimë që adrenalina ndikon nëpërmjet receptorëve të caktuar qelizorë, gjë që do të na ndihmojë që t’i zhvillojmë barnat, të cilat do të bllokojnë rrugët e përhapjes së kancerit. Tani për tani, ata kanë filluar testimet klinike në gratë e sëmura nga kanceri i gjirit, në atë mënyrë që u jepen doza të caktuara propranololi dhe beta-bllokues të tjerë. Gjatë shtatë vitesh të studimit, është treguar që te pacientet të cilat kanë marrë propranolol, është vërejtur përqindje shumë më e vogël e metastazës, e cila përhapet nëpër sistemin limfatik dhe “vendoset” në organet vitale, siç janë mushkëritë.

Ndërkaq, gjithnjë e më shumë të rinjtë po preken nga kanceri dhe numri i rasteve po rritet dy herë më shpejt tek ata nën 50 vjeç, sipas hulumtimit të kryer nga shkencëtarët në Britaninë e Madhe. Provat e reja tregojnë se rritja e kancerit është e lidhur me bakteret e dëmshme në zorrë dhe inflamacionin kronik të shkaktuar nga diet. Shkalla e kancerit në mesin e britanikëve të moshës 25 deri në 50 vjeç është rritur me 24% që nga viti 1990, një rritje më e madhe se në çdo grupmoshë tjetër.