Një video e shqetësuese po qarkullon me shpejtësi në rrjet. Nëna e një vogëlusheje është detyruar të anullojë fluturimin e tyre nga Denver në Colorado për një arsye të pazakontë.
Vogëlushja 2-vjeçare refuzonte në mënyrë kategorike të mbante maskë në avion, pavarësisht përpjekjeve të saj, bashkëshortit dhe të stjuardesës. Sapo dikush mundohej t’i afronte bukuroshes së vogël maskën, ajo menjëherë mbulonte fytyrën me duar dhe fillonte të përlotej.
Pas disa përpjekjesh, pjesëtarët e ekuipazhit i kanë kërkuar çiftit që të zbresin nga avioni. Babai i irrituar i tha personelit këmbëngulës që në vend të maskës, po i mbulon fytyrën vajzës së tij me dorë dhe kjo nuk është e pranueshme. Çifti këmbëngul se për shkak se vajza është vetëm 2-vjeçe nuk përbën rrezik për përhapjen e virusit.
Ishte mamaja e saj e cila postoi këtë video që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale duke theksuar se kjo që u ndodhi nuk është aspak e drejtë.
https://www.facebook.com/TheSkillsGuy/videos/486359455690000