Aktualitet Politikë

Zbardhja e vendimit nga Apeli, reagon Basha: Rekurs të menjëhershëm në Gjykatën e Lartë!

Lulzim Basha ka reaguar pas zbardhjes së vendimit për vulën nga Gjykata e Apelit.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se vendimi i hap rrugë rekursit të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë.

“Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hapë rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë. Ne nuk e pranojmë padrejtësinë. Shqipëria meriton më shumë“, ka shkruar Basha.

Apeli i dha të drejtën e vulës, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rrëzoi ankimin e bërë nga Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Gjykata argumenton se autorizimi Bashës për Enkelejd Alibeajt nuk kishte më vlerë juridike pas dorëheqjes së tij publike.