Aktualitet

Zbardhet dinamika e krimit në Vorë/ Qëlloi me sende të forta dy vëllezër në një servis, më pas…

Është zbardhur dinamika e krimit të ndodhur këtë pasdite në një servis në Vorë. Dy vëllezër me mbiemrin Mara janë goditur me sende të forta në servisin e tyre nga 25-vjeçari Xhuliano Shkurti.

Pas kësaj, një nga vëllezërit Mara ka gjuajtur Shkurtin me pistoletë në këmbë.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë shpërthyer pas një përplasjeje dhe debati lidhur me pjesët e këmbimit të makinave.