Celebrities Gossip Showbiz

Zayn Malik na prezanton me look-un e tij të ri dhe duket thjesht yll!

Zayn Malik është rikthyer në Instagram për të ndarë një foto ku shfaqet me një model flokësh të ri. Ish-ylli i “One Direction”, 29 vjeç, rrallë poston në llogarinë e tij, por postoi një foto të tij me flokë rozë.

Zayn pozoi me një bluzë të bardhë, që nxirrte në pah koleksionin e tij të gjerë të tatuazheve dhe anoi kokën për të treguar flokët e tij të rinj, të cilët janë lyer me rozë të lehtë në majat. Ai gjithashtu kishte veshur një zinxhir argjendi nga një bashkëpunim midis Gucci dhe Adidas.

Këngëtari pozoi për kamerën dhe fansat e tij nxituan në komente për të komplimentuar pamjen e tij të re. Zayn ka qendruar larg vëmendjes kohët e fundit, por ish e dashura e tij Gigi Hadid ndau një foto të tij në Instagram Stories muajin e kaluar për të festuar Ditën e Babait. Modelja, 27 vjeç, postoi një foto të vajzës së tyre Khai, 22 muajshe, duke luajtur në dysheme me Zayn. Ajo i ka shkruar fotos:

Dhe për babanë e Khai-t.

Çifti filloi të takohej në vitin 2015 dhe pati një lidhje të vazhdueshme për disa vite përpara se të ndaheshin në 2021 pasi Zayn u akuzua se e shtyu nënën e Gigi-t kundër një komodine dhe e goditi atë.