Zayn Malik është filmuar duke u përfshirë në një qëndrim shumë të tensionuar me një argëtues në rrugë jashtë një lokali në New York. Këngëtari i njohur, së fundmi është filmuar nga paparac-ët teksa tërbohet dhe fillon të shajë një njeri të paidentifikuar jashtë “Amsterdam Billiards Club” në East Village. Sipas “TMZ”, Zayn po pinte duhan jashtë barit në orën 2 të mëngjesit kur një grup burrash dolën nga një lokal tjetër aty ngjitur. Një burrë nga grupi u shfaq më pas duke filluar një sherr me yllin e muzikës, duke u përballur me Zayn i cili ishte pa këmishë veshur. Këngëtari dëgjohet në mënyrë të përsëritur duke i bërtitur atij:
Çfarë dreqin po thua?
“TMZ” raporton se burri i paidentifikuar më pas e akuzoi atë për disa deklarata homofobike, i cili u përgjigj me fyerje të mëtejshme, duke ju drejtuar personit me ofendime e ulërima si:
B**tard!
Videoja e shkurtër tregon që Zayn zemërohet gjithnjë e më shumë gjatë konfrontimit ndërsa anëtarët e tjerë të grupit përpiqen të menaxhojnë situatën. “TMZ” shton se nuk pati luftë fizike dhe se policia nuk u përfshi. Ata thanë se ishte e paqartë pse Zayn kishte hequr këmishën pasi burimet thanë se ai e kishte të veshur atë ndërsa ishte brenda në lokal. “MailOnline” ka kontaktuar një përfaqësues të Zayn për një koment më shumë mbi situatën.
Rikujtojmë se, Zayn jeton në New York me të dashurën e tij, modelen 26-vjeçare, Gigi Hadid. Modelja dhe këngëtari u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të kaluar. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, të cilën e kanë quajtur Khai, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid. Ata kanë bërë gjithashtu dhe tatuazhe të njëjta dedikuar vogëlushes së tyre.