Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Vetëm pak më parë banorët janë habitur, teksa pa kuptuar një zarf i zi kishte mbërritur në shtëpi. Pasi e shohin, me të bërtitura lajmërojnë edhe të tjerët nëpër shtëpi, por askush nuk e ka lejen për ta lexuar. Teksa nuk e dinë se çfarë përmban zarfi të gjithë janë në ankth, por një gjë dihet se diçka kanë bërë dhe për këtë Vëllai i Madh ka marrë vendim, të cilin për ta zbuluar mesa duket duhet të presim spektaklin.
View this post on Instagram
Romeo dhe Lisi i planifikuan një ‘kurth’ Artës për ta hedhur në pishinë me rroba. Teksa Romeo i ka marrë vëmendjen dhe gjeti justifikim për t’i hequr mikrofonin, aty Lisi e shtyn papritur duke e hedhur në pishinë. Për shkak se ishte me rroba, fustani nude që kishte veshur për shkak të ujit u bë transparent dhe në momentin që doli nga pishina përvec se i ‘çmendi’ të gjithë me format trupore, u duk se nuk kishte veshur të brendshme.