Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Një zarf i zi ka hyrë ditën e sotme, pasi Egla ka thyer një nga rregullat bazë për mbajtjen ndezur të mikrofonit. E për këtë arsye janë dënuar të gjithë banorët. Në zarfin e zi thuhet se do kenë ujë të limituar dhe do të qëndrojnë pa ngrohje jashtë, deri në një njoftim të dytë nga Vëllai i Madh.
Banorë, siç edhe ju e dini rregullat e Vëllait të Madh duhet të respektohen nga të gjithë me përpikmëri. Një nga rregullat bazë është që mikrofoni të jetë i ndezur. Ky rregull është thyer vazhdimisht nga Egla sot. Për këtë arsye Vëllai i Madh iu dënon të gjithëve duke patur ujë të limituar dhe të qëndroni pa ngrohje jashtë deri në një njoftim të dytë!
View this post on Instagram
Vetëm pak më parë Erjola dhe Fationi kanë debatuar me njëri-tjetrin në kuzhinë, debat i cili nisi për shkak të ankesave të Fationit si lider për punët e shtëpisë. Të dy kanë kaluar në tone të larta zëri derisa Erjola është larguar duke përdorur një fjalor banal ndaj Fationit.