Mbreti Charles III është i zënë, por gjumi është thelbësor për të pushuar dhe qetësuar shpirtin e tij. Në episodin e fundit të A Right Royal Podcast, prezantuesit Emily Nash dhe Emmy Griffiths folën me redaktorin mbretëror të HELLO!, duke treguar se monarku nuk fle kurrë me jorgan.
Duke folur për mënyrën se si motra e Mbretëreshës Camilla, Annabelle Elliott, dekoroi hapësirat private të çiftit mbretëror, tha: “Ajo ka folur pak në të kaluarën për shijen e mbretëreshës dhe faktin që Karli pëlqen detajet. Ai është shumë i interesuar për mobiljet. Dhe një herë në një intervistë ka treguar se nuk i pëlqejnë jorganët!”.
“Unë mendoj se ai është një burrë që dëshiron çarçafë dhe batanije tradicionale. Familjes mbretërore i pëlqejnë disa tradita”-shtoi redaktori mbretëror. Ish-specialisti i tij i komunikimit Julian Payne konfirmoi gjithashtu se Karlit i pëlqejnë kushtet e ftohta, duke thënë për Sunday Times: “Mbreti i ka gjithmonë dritaret hapur”.
Mbreti Charles bëri së fundmi thirrje për respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë pas trazirave raciste që kishin në shënjestër myslimanët dhe emigrantët në Britani. Mbreti falënderoi policinë dhe shërbimet e urgjencës për përpjekjet e tyre për të rivendosur paqen dhe përshëndeti mënyrën se si grupet e komunitetit kishin kundërshtuar agresionin dhe kriminalitetin nga disa.
“Mbetet shpresa e Madhërisë së Tij që vlerat e përbashkëta të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë do të vazhdojnë të forcojnë dhe bashkojnë kombin,”-tha zëdhënësi pasi Charles bisedoi në telefon me kryeministrin Keir Starmer dhe shefat e policisë. Charles krijoi një shoqatë bamirësie, Princes Trust, në vitet 1970, e cila ka ndihmuar një milion të rinj të gjejnë punë ose të krijojnë projekte komunitare dhe ajo ka vazhduar të funksionojë përfshirë në vendet e goditura nga trazirat që nga kurorëzimi i tij.