Alergjitë shkaktohen nga sistemi imunitar i trupit që ngatërron një substancë normalisht të padëmshme për diçka të rrezikshme, duke shkaktuar një reagim të panevojshëm. Substanca që shkakton reaksionin quhet alergjen. Alergjenët e zakonshëm përfshijnë polenin, zbokthin e kafshëve shtëpiake, mykun, marimangat e pluhurit, helmin e insekteve, si dhe disa ushqime, bimë dhe medikamente.
Nëse vuani nga alergjitë sezonale, atëherë vuani nga kruarja, teshtitja dhe bllokimi i hundës. Kushtojini vëmendje perimeve dhe frutave. Disa fruta dhe perime përmbajnë proteina të ngjashme me ato që gjenden në polen, duke shkaktuar një reaksion alergjik. Për shembull, deri në 75% e të rriturve me rinitit alergjik mund të pësojnë kruajtje ose ënjtje kur hanë mollë, banane ose pjepër.
Kini kujdes kur vraponi në mëngjes. Nivelet e polenit janë zakonisht më të larta në mëngjes sesa në pasdite. Pra, nëse planifikoni të vraponi jashtë, është mirë të prisni deri në mesditë. Gjithashtu, është e rëndësishme të ndërroni rrobat dhe të bëni dush pas vrapimit, veçanërisht nëse keni vrapuar në vende me shumë polen.
Një gotë verë e kuqe mund t’ju ndihmojë të relaksoheni, por nuk do të zvogëlojë simptomat tuaja të alergjisë. Alkooli është një vazodilator, që do të thotë se mund të përkeqësojë rrjedhjen e hundës dhe kongjestionin e hundës. Vera është më e fortë sepse përmban sulfate, të cilat mund të shkaktojnë që disa njerëz të kenë një reaksion alergjik.
Poleni dhe pluhuri mund të ngjiten në lentet e kontaktit, duke shkaktuar kruajtje në sy. Ndaj nëse vishni lente dhe ju fryhen shpesh sytë, preferoni për pak syzet. Kuni kujdes gjithashtu nga pishinat. Klori mund të thajë lëkurën tuaj dhe të irritojë rrugët e frymëmarrjes, duke përkeqësuar simptomat e alergjisë si kruajtje, kollë dhe kongjestion nazal.
Ndoshta nuk e besoni por disa njerëz janë alergjik ndaj të ftohtit. Alergjia ndaj të ftohtit mund të shkaktojë skuqje, kruajtje, ënjtje dhe urtikarie në zonat e lëkurës së ekspozuar që bien në kontakt me ajrin e ftohtë, ujin ose sipërfaqet e ftohta. Reagimi zakonisht ndodh brenda pesë deri në 10 minuta pas ekspozimit ndaj të ftohtit dhe mund të zgjasë rreth një deri në dy orë, sipas Qendrës së Informacionit Gjenetik dhe Sëmundjeve të Rralla.