Bota Health & Beauty

Zakon i vjetër, në Vjenë çdo fundvit bredhat e vjetër përdoren për ngrohjen e mijëra shtëpive!

Në Vjenë shumica e bredhave fillojnë rrugëtimin e tyre të fundit pas festave të fundvitit. Bredhat e vjetër po i grumbullon departamenti MA 48 nga 557 vende të ndryshme dhe i riciklon për t’i përdorur si mbetje për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohje. Me energjinë e prodhuar autoritetet përkatëse të Vjenës, ‘Wien Energie’ furnizojnë mijëra shtëpi me energji elektrike dhe me ngrohje.

Në këtë mënyrë bredhat ofrojnë ndriçim dhe ngrohtësi nëpër shtëpitë e Vjenës, e disa prej tyre shërbejnë edhe si ushqim për dhitë. Vitin e kaluar rreth 190 mijë bredhash, përkatësisht mbi 835 tonelata janë dërguar në vende të ndryshme nëpër Vjenë.

MA 48, që është angazhuar për mbledhjen e tyre, konsideron se shfrytëzimi i tyre për ngrohje kryhet përmes një teknologjie që konsiderohet si një ndër më të avancuarat në Evropë. Ato riciklohen, e ‘Wien Energie’, energjinë që prodhohet thotë se nga aspekti i ndryshimeve klimatike është e pranuar dhe mjafton për furnizim për afro një muaj për më shumë se 1.400 shtëpi (me energji), dhe rreth 2.700 (për ngrohje).

Ju sjellim në vëmendje se në Britaninë e Madhe gjendet pema më e madhe natyrale e Krishtlindjeve, 16 metra i lartë, i vendosur në oborrin e një çifti që në vitin 1978, kur ata blenë shtëpinë. Sot, çifti i moshuar, është krenar që pema e tyre ndriçon fshatin e vogël në periferi të kryeqytetit Londër. Avril dhe Christopher Rowlands e blenë pemën 43 vjet më parë, kur ajo ishte thuajse 1 metër dhe e mbollën në oborrin e shtëpisë, pa e menduar se ajo do të rezistonte për më shumë se 4 dekada.