Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nënshkruan marrëveshjen zyrtare për hyrjen e Alternativës në qeveri.
Kreu i qeverisë Zaev tha se kjo marrëveshje firmoset për të pasur një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në.
“Firmosëm marrëveshjen për të pasur një shumicë të qëndrueshme në parlament edhe në qeveri. Këtë na e kërkojnë qytetarët dhe ne e arritëm. Kjo marrëveshje është në interes të qytetarëve. U morëm vesh se në këtë moment është shumë e rëndësishme që të kemi një garanci që vendi të shkojë para deh të ketë vazhdimësi për të çelur integrimet me BE-në për të vazhduar bisedimet me Bullgarinë dhe luftën kundër Kundërvirusit”, -tha Zaevi.
Kryetari i Alternatives, Afrim Gashi, tha se shumica parlamentare është rritur me 4 deputetë dhe se ka arritur në 64 deputetë. Sipas tij vendimi synon ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, energjitike dhe ajo në shëndetësi.
Gashi shpalosi 9 pikat e programit të Alternativës që ka firmosur me kryeministrin Zaev:
-RMV do të punojë fortë për të hapur negociatat me BE-në
-Qeveria do të kërkojë ekspertë të pavarur për të hedhur dritë mbi rastet e montuar
-Qeveria do të miratojë ligj të ri për të zhvilluar zonat rajonale shqiptare
-Qeveria do të promovojë interesat për të gjithë komunitet që jetojnë në vend
-Qeveria do të luftojë korrupsionin në vend
-Qeveria do të definojë ligjin për përmbaruesit
-Qeveria do ngrejë arsimin në nivelin më të lartë
-Qeveria do të marrë përsipër të mos rrit çmimin e energjisë elektrike