Celebrities Gossip Showbiz

Zac Efron krahasohet me personazhin e ‘Shrek’ Lord Farquaad për shkak të pamjes së tij!

Zac Efron është shpesh në qendër të vëmendjes me pamjen e tij të ndryshme. Muaj më parë u përfol në rrjete se ai kishte bërë një operacion pasi u shfaq me një fytyrë ndryshe nga ajo për të cilën njihet normalisht. Tani, edhe një herë pamja e tij është bërë objekt komentesh dhe memesh në rrjetet sociale. Kjo pas pamjeve të fundit të bëra prej tij gjatë xhirimeve të projektit të tij të ri, në të cilin ai i jep jetë mundësit Kevin Von Erich në “The Iron Caw”.

Në foto, aktori dhe këngëtari ka veshur një bluzë të ngushtë gri me qafë të rrumbullakët, pantallona të shkurtra xhins të grisura dhe një parukë kafe me balluke të shkurtra dhe flokë të valëzuar që i arrinin në vesh. Pothuajse menjëherë pasi imazhet u bënë virale, përdoruesit e rrjetit filluan ta krahasojnë atë me personazhe të ndryshëm imagjinar. Shumë prej tyre komentuan se Efron dukej si ‘vëllai i humbur prej kohësh’ i Lord Farquaad, antagonisti në filmin e parë të Shrek, i cili karakterizohet nga shtati i shkurtër dhe stili i prerjes së flokëve.

Farquaad nuk ishte i vetmi personazh me të cilin krahasohej. Fans të tjerë në rrjete postuan imazhe në të cilat ai ngjan me heroin e famshëm të viteve ’80, He-Man. Si për muskulaturën që prezanton, ashtu edhe për flokët e tij, pati nga ata që thanë se ai është perfekt për të luajtur He-Man dhe për të luftuar kundër Skeletor.

https://twitter.com/BlindWanda/status/1587533008063561729?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1587533008063561729%7Ctwgr%5Ede2f8f27070d8e3abb4ca983c2129ea2bf1a51e9%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.marca.com%2Fen%2Flifestyle%2Fcelebrities%2F2022%2F11%2F04%2F636464e5e2704ef4868b4584.html

Realiteti është se Efron po luan mundësin Kevin Von Erich, tani 65 vjeç dhe i cili u bë i famshëm pasi ishte kampion bote dhe kishte një famë të mirë në fund të viteve ’70, në fillim të viteve ’80.  Efroni është mësuar me komentet që lidhen me pamjen e tij dhe zakonisht i merr me humor. Këtë herë nuk bën përjashtim, madje edhe vetë Von Erich e duartrokiti ngjashmërinë e Efron me të për filmin.