Aktualitet Politikë

Yuri Kim takohet sërish me Lulzim Bashën: Një opozitë e fortë që bën përpara është esenciale për demokracinë

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Kim falenderon Bashën për luftën kundër korrupsionit dhe për të forcuar institucionet demokratike.

Ajo shprehet se një opozitë e fortë është thelbësore për demokracinë e vendit.

“Faleminderit Partisë Demokratike  dhe kryetarit Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer lidhur me çështjet kyçe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku përfshihen forcimi i institucioneve demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipërisë nga veriu në jug.  Një opozita e fortë që bën përpara është thelbësore për demokracinë”, shkruan Kim.