Ambasadorja Amerikane zgjodhi të shkojë për pelegrinazh në veri të Shqipërisë këtë fundjavë. Znj.Kim shkruan se të ngjiste malin e Korabit nuk ishte më e forta apo më e shpejta, por ishte e fokusuar për të arritur qëllimin.
“Njëra këmbë para tjetrës, hap pas hapi, ne mund ta arrijmë qëllimin tonë së bashku”, – shkruan ambasadorja në postimin e saj, duke lënë në nënkuptojë se SHBA-të do të jenë në krah të Shqipërisë për të arritur qëllimet hap pas hapi.
Nuk e di nëse shkaku janë rrënjët e familjes sime në male, por unë gjithmonë gjej forcë dhe frymëzim sa herë që jam në malësitë shqiptare. Unë mendoj se malësorët janë të njëjtë pavarësisht vendit.
Ndërsa verës po i vjen fundi, unë jam duke reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë e ardhshme. Vendosa të përgatitem për sezonin e ri duke u ngjitur në majën e majës më të lartë të Shqipërisë, malin Korabi. 2,764 metra i lartë!
Unë nuk isha më e shpejta ose më e forta dhe u desh më shumë se sa kishim planifikuar, por ne qëndruam e arritëm në majë. Më kujtoi rëndësinë e mbajtjes së fokusit në qëllimin tuaj, të qenit i rrethuar nga miq që ju inkurajojnë dhe qëndrojnë me ju deri në fund dhe kurrë mos hiqni dorë. Njëra këmbë para tjetrës, hap pas hapi, ne mund ta arrijmë qëllimin tonë së bashku!