Bota Botë e Çuditshme

YouTuber-i hap një restorant të rremë si shaka, habitet me rezultatin!

Shakaja e një YouTuberi ka pushtuar rrjetin dhe ka ngjallur mjaft reagime tek njerëzit. YouTuberi Stanley Chen ka hapur një restorant të rremë japonez rameni në Sidnei si një shaka, duke u shërbyer ushqim klientëve që besonin se po përjetonin një përvojë të shkëlqyer ngrënieje.

Chen e quajti restorantin e tij Nise Jangara Ramen, me “Nise” që do të thotë “e rreme” në japonisht. Ai më pas krijoi një faqe interneti të sofistikuar dhe imazhe tërheqëse të pjatave të tij për t’i bërë ato të duken të besueshme.

Chen gjithashtu u dërgoi e-maile influencuesve, duke u ofruar atyre ushqim falas në këmbim të postimeve të restorantit me ndjekësit e tyre. Rezultatati ishte surprizues, me njerëzit që prisnin me padurim deri në 90 minuta për të shijuar atë që ata mendonin se ishte një vakt japonez.

Videoja që dokumenton shakanë është bërë virale, duke shkaktuar debat në rrjet. Disa e kanë lavdëruar krijimtarinë e tij dhe të tjerë e kritikojnë shakanë.