Showbiz

YouTube-ri britanik akuzohet për përdhunim dhe vrasjen e një gruaje?

YouTuber-i britanik Yung Filly, emri i vërtetë i të cilit është Andres Felipe Valencia Barrientos, është paraqitur në gjykatë në Perth me akuzat për përdhunim dhe mbytje të një gruaje në dhomën e tij të hotelit pas një shfaqjeje. 29-vjeçari u arrestua në Brisbane dhe u ekstradua në Perth.

Sipas raportimeve të mediave australiane, incidenti supozohet të ketë ndodhur më 28 shtator, pas një performancë në një lokal në Hillarys, një periferi e Perth. Filly akuzohet për katër raste të penetrimit seksual pa pëlqim, tri raste të sulmit që shkakton lëndime trupore dhe një akuzë për pengimin e frymëmarrjes.

Rasti është shtyrë dhe Filly u dha liria me kusht, duke përfshirë ndalimin e kontaktit me viktimën dhe ndalimin e postimeve në rrjetet sociale lidhur me rastin. Ai u paraqit i veshur thjesht dhe konfirmoi emrin e tij në gjykatë, ndërsa disa nga fansat e tij ishin të pranishëm.

Filly është një figurë e njohur në mediat sociale dhe drejton programe të BBC-së, përfshirë “Hot Property” dhe “Yung Filly’s Celeb Lock-In”. Ai ka mbi 3.2 milion ndjekës në Instagram dhe TikTok, dhe 1.8 milion abonentë në YouTube. Hetimet për këtë rast vazhdojnë, dhe policia inkurajon ata që kanë informacione të raportojnë.