Celebrities Showbiz

Young Zerka është paguar 50 mijë euro nga Dafina Zeqiri për ribërjen e “Nafije”?! Çfarë u zbulua në “Top Arena”?

Këngëtari i njohur, Young Zerka, ka qenë i ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel.  Ai është vënë përballë disa pyetjeve pikante të moderatores Alesia Bami. Kur kjo e fundit e pyeti nëse do të jetë banori i parë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, këngëtari u shpreh menjëherë se ‘është e vërtetë’.

Alesia Bami: A është e vërtetë Young Zerka që emri yt i vërtetë është Hysen?

Young Zerka: Jo, nuk është e vërtetë.

Alesia Bami: Ka zëra që thonë që ti do të jesh banori i parë i “Big Brother VIP 4”.

Young Zerka: Kjo është e vërtetë.

Tashmë na mbetet vetëm të presim edicionin e katërt për të konfirmuar lajmin. Nga ana tjetër, ai u pyet nëse Dafina Zeqiri e ka paguar 50 mijë euro për ribërjen e këngës “Nafije”, ku Zerka tha se ‘është gënjeshtër’. Ndërkohë me humor këngëtari tha se ‘të gjitha fitimet e albumit të fundit me Fifin, i merr Fifi’. Por ‘zëri i së vërtetës’ tha se kjo është gënjeshtër.

Alesia Bami: A është e vërtetë që të gjitha fitimet e albumit tënd të fundit me Fifin, i merr Fifi?

Young Zerka: E vërtetë.

Zëri i së vërtetës: Gënjeshtër.

Alesia Bami: Thuhet se Dafina Zeqiri të ka paguar 50 mijë euro për ribërjen e këngës “Nafije”.

Fifi: Ah sikur..

Young Zerka: E sikur, por gënjeshtër.