Food & Drink Health & Beauty

Yndyrat mbrojnë shëndetin?! Habit kardiologu britanik…

Kardiologu britanik Aseem Malhotra ka konstatuar se yndyrnat mbrojnë shëndetin. Hulumtimet e reja tregojnë që armiku numër një i trupit tuaj është sheqeri. Veç kësaj, Malhotra konstaton që prodhimet me shumë yndyra janë të mira për shëndetin dhe ekzistojnë dëshmi të shumta të cilat tregojnë që yndyrat jo vetëm që nuk shkaktojnë probleme të zemrës, por ushqimi i cili përmban prodhimet e qumështit me shumë yndyra mbron nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2.  Dr.Malhotra i inkurajon pacientët e vet që të hanë yndyra, por t’i shmangen prodhimeve “light”.

I këshilloj që të hanë prodhime dhe artikuj me shumë yndyra të cilat përmbajnë yndyra të ngopura. 

Ai gjithashtu ka sqaruar që të gjitha prodhimet të cilat pretendojnë se ulin kolesterinën shtojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe thotë që yndyrat nuk janë fajtori për shtim në peshë. Ndërkaq, dy hulumtime në Universitetin e Kembrixhit, kanë treguar që yndyrat e ngopura nga prodhimet qumështore, nëse konsumohen me masë, ulin rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ndërkaq, rikujtojmë se një studim i fundit zbuloi se njerëzit që hanin deri në 12 vezë të ziera në javë kishin nivele të kolesterolit të ngjashme me personat që kishin një dietë ushqimore pa vezë.

Rezultatet e këtij studimi u publikuan në revistën shkencore të American College of Cardiology. Në këtë eksperiment u përfshinë 140 njerëz me sëmundje zemre ose me risk të lartë për t’u prekur nga këto sëmundje, teksa u vendos që ata të konsumonin jo më shumë se dy vezë në ditë gjatë një jave. Eksperimenti zgjati katër muaj dhe studiuesit nuk panë efekt negativ në shëndetin kardiovaskular te njerëzit që hanin vezë çdo ditë. “Konsumimi i 12 vezëve të ziera në javë nuk ndikoi negativisht në kolesterolin e tyre,”-thotë mjekja Nina Nouhravesh.