Së fundmi ylli televiziv Heidi Montag ka akuzuar divën e muzikës pop, Lady Gaga-n se ajo sabotoi karrierën e saj muzikore. Heidi u shpreh në podcastin “The Unpopullar with Jacques Peterson” se:
Njerëzit janë si: ’Unë e dua Lady Gaga’ dhe jam e sigurt se ajo është e mrekullueshme, por nuk kam pasur takimin më të mirë me të.
Në episod, Montag deklaroi se marrëdhënia e tyre u përkeqësua kur Gaga ishte thjesht një këngëtare dhe kantautore e re dhe të dyja punonin me producentin RedOne. Ajo rrëfeu se RedOne, emri i vërtetë i të cilit është Nadir Khayat, kishte shpresa të mëdha për karrierën e saj, por për shkak se ai dhe Lady Gaga punonin së bashku për tekstet e këngëve, ai duhej të merrte lejen e saj që Heidi të publikonte një këngë të quajtur “Fashion”.
Artistja tregoi se ylli i “House of Gucci” u përgjigj:
Shkëlqyeshëm, sigurisht, ajo mund ta ketë atë këngë.
Megjithatë, pasi producentët për filmin e vitit 2009 “Confessions of a Shopaholic” shprehën interes për të përdorur “Fashion” për kolonën e tyre zanore, këngëtarja e mori përsëri këngën dhe e publikoi vetë në atë album.
Jo, po e tërheq atë këngë dhe po e regjistroj. Nuk është më e Heidit.
Gjithashtu ajo zbuloi se Gaga i tha RedOne se nuk do të punonte më me të nëse ai vazhdonte të punonte me Montag, gjë që bëri që producenti të ndahej me yllin televiziv. Producenti dhe Lady Gaga prodhuan disa hite gjatë viteve, duke përfshirë “Just Dance”, “Bad Romance”, “Alejandro” dhe “Judas”.
Së fundmi është bërë e ditur se Gaga do të nisë turneun e saj botëror “Chromatica Ball” në qytetin perëndimor gjerman të Duseldorf më 17 korrik. Janë planifikuar koncerte në 14 stadiume në mbarë botën. Koncerti i hapjes në Dusseldorf do të pasohet me shfaqje në Stokholm, Paris, Londër, Toronto, New York, Çikago, San Francisko dhe Los Anxhelos, ndër të tjera.