Ylli televiziv, Kim Kardashian u shndërrua edhe një herë në sozinë e Marilyn Monroe për një fotosesion të ri. Ndërsa themeluesja e “Skims” nuk specifikoi nëse fotot kryesisht bardhë e zi ishin për një partneritet të veçantë reviste apo marke, ajo tërhoqi vëmendjen me bikinit me print kafshësh.
Nga ana tjetër, flokët e saj u stiluan me një prerje të shkurtër që të kujton atë të Monroe, dhe Kardashian e çoi pamjen edhe më tej me vetullat e holla, falë artistes së grimit Kali Kennedy.
“Pra, po më thoni se kjo nuk është Marilyn Monroe?”, “Elegancë dhe seksi në stilin Monroe”i, shin disa nga komentet kryesore për Kim Kardashian.
Ylli televiziv Kim Kardashian i ka hyrë fushës së aktrimit dhe synon të bëjë gjithçka për t’u bërë e suksesshme. Pas pjesëmarrjes në American Horror Story, duket se shumë producentë i janë afruar bukuroshes për t’i propozuar për një film. Siç ka përmendur edhe në reality show-n “The Kardashians”, ajo do të bëjë gjithçka që ka në dorë për ta bërë mirë, pasi do të luajë në një film të shkruar nga Paula Pell dhe Janine Brito. “Me kaq shumë gjëra që duhet të bëj, diçka do të duhet të heq dorë. Ndoshta gjumi im”-tha Kardashian me humor.