Celebrities Showbiz

Ylli portorikan Don Omar diagnostikohet me kancer, bën postimin prekës në Instagram!

Ylli portorikan Don Omar ka zbuluar se po lufton me kancerin. 46-vjeçari, i njohur për këngët e tij si “Bandoleros”, “Ayer la Vi” dhe “Danza Kuduro”, postoi në Instagram për të ndarë lajmin me fansat e tij. Në postim, këngëtari tregonte bjë foto nga shtrati i tij i spitalit, shoqëruar me një mbishkrim prekës ku shkruhej:

Sot po, por nesër nuk do të kem kancer. Qëllimet e mira priten mirë. Shihemi së shpejti!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DON OMAR aka KONG (@donomar)

Ndërsa ikona e reggaeton ka zgjedhur të mos zbulojë detaje specifike në lidhje me diagnozën e tij, ai konfirmoi se po i nënshtrohet trajtimit në Orlando Health në Florida. Pas njoftimit të tij, kolegët, fansat dhe personalitete të showbizit kanë shprehur mbështetjen e tyre. Kënga e tij “Danza Kuduro” mbetet një himn i famshëm në mbarë botën.