Për Dua Lipa-n e dimë që është duke bërë namin gjithandej me super hitet e saj muzikore. Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare edhe pse është fare e re në moshë ka një karrierë për t’u pasur zili. Por përveç Dua-s tanimë është duke shkëlqyer edhe motra e saj, Rina Lipa.
21-vjeçarja ka nisur një karrierë si modele dhe duket se do të ketë një të ardhme të ndritshme përpara. Në të kaluarën, atë e kemi njohur përmes postimeve të Dua-s në rrjetet sociale, por tashmë ajo po e ndërton vetë emrin e saj. Rina Lipa është një kërcimtare, modele dhe yll i rrjeteve sociale. Bukuroshja i bëri hapat e parë të modelingut në Javën e Modës në Milano në koleksionin vjeshtë 2021 të GCDS.
Që atëherë, 21-vjeçarja ka vazhduar të ngrihet duke u shfaqur në fushatat e Miu Miu, si edhe në fushatat e tjera reklamuese. Motra e Dua-s tashmë ndiqet nga afro një milion fansa në Instagram. Gjatë gjithë kohës është vlerësuar për aftësitë e saj në fusha të ndryshme. Rikujtojmë se ajo ka fituar gjithashtu edhe një rol në një film horror me regji të regjisorit italian, Gianluigi Carella.