A Live Night Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani zbulon më shumë nga fëmijëria e tij në “A Live Night”!

I ftuar në këtë episod të dytë të “A Live Night” ishte artisti shumë i dashur shqiptar Yll Limani. Një artist me kuptimin e plotë të fjalës, një talent i jashtëzakonshëm, Limani jep një intervistë unike ku zbulon për herë të parë disa detaje nga jeta e tij. Ndër të tjera, ai flet edhe për Yllin si fëmijë, si ka qenë, si sillej dhe si mendonte ai.

Si fëmijë kam qenë shumë ekstrovert, energjik. Kuptoja çdo informacion që ndodhte përreth meje. Mbaj mend fjalët, presjet, pikat, të gjitha… Kam qenë shumë përjetues. Kur familjarët e mi diskutonin ndonjë dhimbje personale, unë e mbaj mend që e kam përjetuar njësoj.

Siç pritej nga një artist i përmasave të tilla, Yll Limani pranon lidhjen e ngushtë që ka patur me muzikën që në fëmijërinë e tij.

Kam qenë tërë kohës i ekspozuar ndaj muzikës, kam patur kaseta, xhirime të muzikës të rrymave të ndryshme, muzikë të huaj, muzikë shqiptare. Nuk kam qenë shumë i ekspozuar ndaj llojit të muzikës që bëj sot, ajo ka qenë e brendshme nga unë…

Mesa duket, Limani është rritur në një familje artistësh, teksa ka pranuar edhe lidhjen që familjarët e tij kanë patur me muzikën.

Unë jam rritur me një familje, me njerëz që e kanë dashur muzikën. Mami ka një zë shumë melodik. Kur rritesh me babin e ke një lidhje pak më të thellë, babin e ke ndoshta më të rëndësishëm si figurë në jetë.

Me një emocion të qartë, Limani flet me tëpër për veten dhe njerëzit e zemrës, teksa shprehet edhe për babanë e tij.

Përshtypja e njerëzve kur flasin për Yllin, mendojnë babanë i cili po e udhëzon, këshillon dhe shtyen drejt ëndrrës së tij në muzikë. Babi është ekstremisht shumë i kujdesshëm dhe i përmbajtur…