Angelina Jolie do të jetë pjesë në një tjetër projekt të ri filmik. Aktorja fituese e Oscarit do të luajë në një film për botën e modës së lartë në Evropë. Filmi francez, i titulluar Stitches, është me regji të Alice Winocour dhe do të xhirohet në frëngjisht dhe anglisht. Jolie luan rolin e një regjisoreje, një nga tre gratë, jeta e të cilave do të ndërpritet gjatë Javës së Modës. Ky rol përputhet në mënyrë të përkryer me interesin e aktores për modën, pasi ajo mbështet bizneset e dizajnit përmes iniciativës së saj Atelier Jolie.
Xhirimet për Stitches ka të ngjarë të fillojnë në fillim të vitit 2025 dhe filmi do të prodhohet nga CG Cinema, kompania e Charles Gillibert, me qendër në Paris, në bashkëpunim me Zhang Xin dhe William Horberg të Closer Media. Ky njoftim vjen pas përfshirjes së saj në Maria, një film në të cilin ajo portretizoi këngëtaren e famshme greke të operës Maria Callas gjatë viteve të fundit të saj në vitet 1970. Filmi pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Venecia, ku mori një ovacion prej tetë minutash.
Roli i saj flitet për një nominim të mundshëm për Oscar për rolin e saj në Maria. Duke folur me Best UK, ajo rrëfeu:
Do të thotë shumë që dikush mendon se ke bërë një punë të mirë. Kjo do të thotë gjithçka për mua. Kjo lloj gjëje është emocionuese dhe shumë, shumë e bukur. Por jam shumë e lumtur që ishim në gjendje, për të bërë këtë film jam vërtet shumë e lumtur.
Jolie gjithashtu reflektoi mbi atë që mësoi gjatë xhirimeve, duke thënë se përvoja ishte “terapia” që ajo nuk e dinte se kishte nevojë. “Kam patur shtatë muaj klasa opere, mësues të shkëlqyer dhe mësime italiane dhe një ekip mbështetës që më ka ndihmuar”-tha ajo. Jolie vazhdon të sfidojë veten me role komplekse dhe domethënëse, duke e çuar karrierën e saj në lartësi të reja duke i qëndruar besnike pasionit të saj për artin dhe modën.
Pas më shumë se 8 vitesh që nga ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, aktorja duket se vazhdon të ndjejë pasojat e këtij divorci, duke ndryshuar radikalisht edhe mënyrën e saj të krijimit të marrëdhënieve dhe lidhjeve romantike. Jolie ka qenë gjithmonë një figurë e njohur për besimin e saj dhe aftësinë për të krijuar lidhje të forta, jo vetëm në jetën e saj personale, por edhe në filma. Ajo njihej për marrëdhëniet që kishte filluar me disa bashkëpunëtorë të saj në film dhe historia e saj me Brad Pitt ka qenë një nga më të njohurat.