Logan Paul dhe e fejuara e tij modelja Nina Agdal janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. 29 vjeçari njoftoi lajmin në Instagram me një foto me Nina-n. “Një tjetër Paul vjen këtë vjeshtë”, ka shkruar ai krahas fotos.
View this post on Instagram
Rikujtomë se Paul i propozoi modeles në Liqenin e Komos, Itali, në korrik 2023.
Sot është dita kur i kërkoj dashurisë së jetës sime të martohet me mua. Katërmbëdhjetë muaj më parë, u dashurova me qenien më të bukur njerëzore që kam parë ndonjëherë në jetën time dhe që atëherë e kam pritur këtë ditë. Ti je vajza e ëndrrave të mia, nuk e kam menduar kurrë se do të të gjej dhe tani nuk dua të të lë kurrë të shkosh.
Pavarësisht se propozimi “dështoi”, Pali mori një “po” ndërsa ai dhe Agdal ranë në gjunjë për t’u përqafuar. Rikujtojmë, se Nina më parë ka qenë në lidhje me Leonardo DiCaprio, Adam Levine, këngëtarin e Wanted Max George dhe Jack Brinkley-Cook.
Logan pak kohë më parë u shpreh për këtë romancë me këto fjalë:
Në çast m’u duk sikur e njihja prej vitesh dhe ja ku jemi.