Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i “Wonder Woman”, Gal Gadot sjell në jetë në fshehtësi vajzën e katërt!

Ylli i “Wonder Woman”, Gal Gadot ka sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt. “Vajza ime e ëmbël, mirë se erdhe. Shtatzënia nuk ishte e lehtë, por ne ia dolëm.”-ka shkruar aktorja me anë të një postimi në Instagram teksa shfaqet e përqafuar me foshnjën e saj në spital.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gal Gadot (@gal_gadot)

Gadot tha se ajo e quajti fëmijën Ori, që do të thotë “drita ime” në hebraisht.

Ke sjellë kaq shumë dritë në jetën tonë, duke e respektuar emrin tënd. Zemrat tona janë plot mirënjohje.

E porsalindura është më e vogla nga katër motrat. Vajza e madhe e Gadot, Alma, lindi në vitin 2011, e ndjekur nga Maya në 2017. Aktorja njoftoi lindjen e fëmijës së saj të tretë në Instagram në qershor 2021. Gadot është e martuar me bashkëshortin e saj Yaron Varsano që nga viti 2008. Aktorja do të interpretojë si Mbretëresha e Keqe në një xhirim të ardhshëm live-action të klasikut të animuar të Disney “Borëbardha”. Filmi pritet të dalë në kinema vitin e ardhshëm. shtrat pital në platformën e mediave sociale.