Norman Reedus dhe Diane Kruger thuhet se janë fejuar. Ylli i “The Walking Dead”, 52-vjeçari Reedus dhe aktorja e filmit “Inglourious Basterds”, Kruger kanë qenë së bashku që prej vitit 2017 dhe kanë një vajzë dy vjeç e gjysmë me njëri-tjetrin.
Tani duket se ata janë gati për hapin tjetër në marrëdhënien e tyre pasi burimet pranë çiftit thonë se tani do ta kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë. Çifti e ka mbajtur çdo gjë private në lidhje me jetën e tyre dhe gjithmonë larg syve të publikut, që kur ata zyrtarizuan lidhjen në mars të vitit 2017.
Ata u takuan për herë të parë me njëri-tjetrin ndërsa ishin në xhirimet e filmit të tyre “2015 Sky”. Në vitin 2018, ata mirëpritën vajzën e tyre dhe e kanë mbajtur emrin e saj të fshehur gjatë gjithë kësaj kohe. Vajza e vogël është fëmija i parë i Diane-s, ndërsa Norman ka një djalë 21-vjeçar të quajtur Mingus Lucien me ish-partneren e tij Helena Christensen.
Aktorja me origjinë gjermane Diane, ishte martuar më parë me yllin e filmit francez Guillaume Canet, para se çifti t’i jepte fund martesës së tyre pesë-vjeçare në 2006. Ajo vazhdoi të kishte një lidhje afatgjate me aktorin Joshua Jackson para se të ndaheshin në vitin 2016. Ndërsa Diane dhe Norman rrallë postojnë për jetën e tyre familjare, aktorja ndau një postim të ëmbël në ditën e babit. Krahas dyshes babë-bijë, Diane shkroi:
Ne të duam ty Papa! Gëzuar Ditën e Babait atij me zemrën më të ëmbël!
Edhe pse Diane dhe Norman u panë për herë të parë në mënyrë romantike në shkurt 2017, paraqitja e tyre e parë në tapetin e kuq erdhi së bashku gati një vit më vonë pasi dyshja morën pjesë në Golden Globes në janar 2018. Norman, më i njohur për rolin e Daryl Dixon në “The Walking Dead”, aktualisht është duke filmuar serinë e fundit të serialit. Mendohet se Diane do të jetë pjesë në thrillerin të titulluar “The 355”. Filmi është vendosur që do të shfaqet në kinema në janar të vitit të ardhshëm.