Tenistja e njohur Serena Williams është bërë sërish nënë. Ylli i tenisit njoftoi se ka mirëpritur fëmijën e dytë, një vajzë të quajtur, Adira River Ohanian. “Mirë se vjen engjëlli im i bukur”, ka shkruar ajo në një postim në TikTok. Në klip Williams dhe bashkëshorti i saj, Alexis Ohanian, u panë të ulur pranë një tavoline, duke u përqafuar dhe duke ndarë një puthje me njëri-tjetrin.
@serena Welcome my beautiful angel
Nga ana tjetër, bashkëshorti i Williams ndau gjithashtu disa fotografi në Instagram duke shkruar:
Mirë se vjen, Adira River Ohanian. Jam i lumtur të njoftoj se familja jonë ka mirëpritur një vajzë të shëndetshme. Serena Williams më ke dhënë një dhuratë të pakrahasueshme. Faleminderit të gjithë stafit mjekësor që u kujdes për gruan dhe vajzën tonë. Nuk do ta harroj kurrë momentin kur e prezantova Olympian me motrën e saj të vogël.
View this post on Instagram
Rikujtojmë se Serena dhe Adira, mirëpritën Olympian në shtator të vitit 2017. Dyshja janë të martuar që nga nëntori i vitit 2017.