Është raportuar se Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi janë martuar fshehurazi. Burimet e brendshme pretendojnë se ylli 20-vjeçar i “Stranger Things” dhe modeli 22-vjeçar, i cili është djali i Jon Bon Jovi lidhën kurorë fundjavën e kaluar.
DailyMail.com ka kontaktuar përfaqësuesit e Brown dhe Bongiovi. Sipas burimeve, Jon ishte aty si dhe prindërit e Millie. “Millie dhe Jake i thanë në heshtje zotimet e tyre në Amerikë fundjavën e kaluar”-tha personi i afërt i çiftit. “Ata po planifikojnë një ceremoni më të madhe në SHBA më vonë këtë vit, por tani ata janë martuar ligjërisht dhe kanë bërë të gjitha dokumentet. Ishte një lidhje shumë private, romantike me familjen e tyre më të ngushtë me ta, ndërsa ata thanë betimet e tyre”-thanë burimet.
Rikujtojmë se Millie Bobby Brown, së fundmi ka treguar se nuk i pëlqen të shikojë filma dhe se nuk ka parë asnjë nga filmat e saj. Ylli i “Stranger Things” së fundmi ka promovuar filmin e ri “Damsel”, i cili u publikua së fundmi në Netflix dhe tashmë është futur në 10 filmat më të mirë të Netflix në Mbretërinë e Bashkuar. Pavarësisht reagimit pozitiv nga publiku, duket se aktorja nuk do ta shikojë filmin.
Unë nuk shikoj filma. Njerëzit vijnë tek unë dhe më thonë: ‘Duhet ta shikosh patjetër këtë film, do të të ndryshojë jetën’. Unë them, ‘Sa kohë zgjat?’ Unë dhe truri im nuk na pëlqen as të ulemi për filmat tanë. I fejuari im është adhuruesi më i madh i filmave. Ai vetëm ulet dhe shikon filma gjithë ditën dhe unë nuk mund ta bëj këtë. Kjo është e vetmja gjë që nuk mund të ulem dhe të bëj. Megjithatë, më pëlqen shumë Lara Croft në ‘Tomb’ Raider, më pëlqen ‘Mad Max’.