Aktori i njohur, Andrew Garfield ka shprehur se ka nevojë për një pushim. 38-vjeçari tha së fundmi se ka në plan që të largohet nga aktrimi për një kohë të pacaktuar pas një viti me projekte të mëdha. Aktori u shfaq vitin e kaluar në filmin “Spider-Man: No Way Home ” dhe mori një nominim për ‘Oscar 2022’ për “ Tick, Tick… Boom!”
Ai gjithashtu luajti në serialin “Under the Baner of Heaven”, i cili do të shfaqet premierë sonte në Hulu. Ndërkaq, aktori u shpreh se:
Unë do të pushoj për pak. Më duhet të rishqyrtoj atë që dua të bëj më pas dhe kush dua të jem. Më duhet të jem pak i zakonshëm për një kohë.
Ndërkaq, Andrew Garfield dhe e dashura e tij, Alyssa Miller, thuhet se janë ndarë vetëm një muaj pasi bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift. Një burim u shpreh për ‘The Sun Friday’ se ata ishin bashkë për një kohë të gjatë edhe para se të dilnin publikisht në tapetin e kuq, por oraret e punës kanë lënë të nënkuptohet se ka qenë vërtet e vështirë të shiheshin.
Për më tepër, u bë e qartë se kishte disa dallime mes tyre dhe u vendos që ata janë më mirë të ndarë, të paktën tani për tani. Pak kohë më parë, Spider-Man takoi mikun dhe idhullin e tij të karatesë. Në Çmimet “Critics Choice 2022”, të mbajtur në Fairmont Century Plaza në Los Angeles, Garfield i cili më parë ka shprehur adhurimin e tij për serialin e Netflix “Cobra Kai” takoi yllin Ralph Macchio, duke buzëqeshur së bashku për një foto shumë të bukur.