Pak më shumë se një vit më parë, saktësisht 17 vjet pas lamtumirës së “Friends”, protagonistët e serialit, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer, u ribashkuan në ‘HBO Max’. Me 10 sezone shumë të suksesshme dhe 236 episode në total, Rachel, Monica, Phoebe, Joey, Chandler dhe Ross u bënë shumë të famshëm.
Por, fama ka dhe anën e saj të errët. Nga të gjithë aktorët, Matthew Perry, i cili interpretonte personazhin Chandler Bing, dukej qartë që vuante pasojat e varësisë ndaj qetësuesve. Së fundmi në një intervistë për revistën “People”, 53-vjeçari rrëfen gjithçka, duke theksuar se falënderon Zotin që është ende gjallë.
Matthew Perry tregon se ishte pranë vdekjes rreth katër vite më parë. Në atë kohë u raportua se aktori vuante nga një perforim gastrointestinal, por në realitet ai kaloi javë të tëra duke luftuar për jetën pasi i shpërtheu zorra e trashë nga përdorimi i tepërt i qetësuesve. Ai kaloi dy javë në koma dhe 5 muaj në spital.
Mjekët i thanë familjes se kisha 2% mundësi për të jetuar.
Kjo ndodhi si pasojë e varësive që e detyruan Perry-n që të hynte në rehabilitim plot 15 herë dhe t’i nënshtrohej 14 operacioneve.
Kam shumë arsye për të qëndruar esëll. Mjafton vetëm të shikoj se si jam bërë poshtë. Po të kisha vdekur, njerëzit do të trishtoheshin, por nuk do të çuditeshin dhe kjo është një gjë shumë e frikshme.
Ata mund të kenë luajtur miq, dashnorë dhe përfundimisht një çift të martuar në serialin “Friends” por rezulton se aktorët Matthew Perry dhe Courteney Cox janë shumë të lidhur, kushurinj të njëmbëdhjetë, për të qenë të saktë. “CNN” raporton se studiuesit në faqen e internetit të gjenealogjisë “MyHeritage” bënë një gërmim të vogël dhe zbuluan se ata kishin të afërm të largët, William Osbern Haskell III dhe Ellen Haskell, të cilët ishin martuar dhe jetonin në Angli afërsisht 500 vjet më parë.