Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i rock-ut Ann Wilson diagnostikohet me kancer, anulon turneun!

Ann Wilson ka njoftuar së fundmi se është diagnostikuar me kancer, gjë që e detyroi këngëtaren të anulojë turneun e saj. Lajmin e ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram, duke thënë se i është nënshtruar një operacioni për të hequr diçka kancerogjene. “Operacioni ishte i suksesshëm dhe ndihem shumë mirë, por mjekët e mi më kanë këshilluar tani që t’i nënshtroj kimioterapisë parandaluese dhe kam vendosur ta bëj”-tha Ann.

Këngëtarja e grupit rock ka dashur të ketë prioritet shëndetin e saj gjatë kësaj kohe dhe ka vënë në plan të dytë turneun. Turneu “Heart’s Royal Flush” ishte planifikuar të fillonte më 30 korrik dhe të zgjaste deri në dhjetor, por pas këtij zhvillimi me shëndetin e saj, gjërat po ndryshojnë.

Wilson ka bërë të ditur se nuk do të performojë asnjë muzikë për vitin 2024, duke theksuar se synimi i saj është që në vitin 2025 t’i rikthehet detyrave të saj profesionale.

Ekipi im po punon për të gjitha detajet dhe ne do t’ju përditësojmë për planin sa më shpejt të jetë e mundur. Mbani biletat tuaja dhe do të kemi më shumë informacion së shpejti. Kjo është një pauzë. Kam ende shumë për të kënduar. Sinqerisht, kjo është deklarata e fundit publike që po bëj për këtë çështje.