Ylli televiziv Kim Kardashian është një nga personazhet më të njohur në skenën ndërkombëtare. Influencuesja ka më shumë se 360 milionë ndjekës në Instagram dhe ka zgjeruar popullaritetin e saj falë pjesëmarrjes në programe të ndryshme televizive. Mirëpo, Kardashian ka mundur të bëjë lëvizje edhe në fushën e biznesit, duke prezantuar markën e saj ekskluzive të të brendshmeve, ‘Skims’.
Marka e miliarderes është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave falë nënshkrimit të lojtarit të Real Madridit, Jude Bellingham. Këtë e ka konfirmuar vetë Kim në rrjetet e saj sociale, ku ka publikuar disa imazhe të lojtarit të veshur me të brendshme të markës së saj.
View this post on Instagram
Në këtë mënyrë, Bellingham i bashkohet listës së të famshmëve që kanë bashkëpunuar me ‘Skims’. Kim Kardashian po lufton me vështirësitë e një nënë që po rrit e vetme fëmijët e saj. Që nga ndarja e saj nga ish-bashkëshorti Kanye West në vitin 2022, Kardashian ka qenë nënë beqare për katër fëmijët e çiftit. Së fundmi Kim ka zbuluar se asaj iu desh të fshihej në një banjë në shtëpinë e saj për t’u shpëtuar fëmijëve të saj, të cilët bërtisnin dhe trokisnin në derë ndërsa ajo përpiqej të bënte një intervistë për Zoom.
“Nuk mund të jetoj kështu. Më mbaroi durimi dhe kjo ishte superfuqia ime, të qenit e qetë dhe e duruar”-pranoi ylli televiziv. Kim pranoi se do të dëshironte të ishte më shumë si motra e saj Khloe, për të cilën ajo beson se është një prind më i rreptë me fëmijët e saj, True dhe Tatum. Me sinqeritet, 43-vjeçarja pranoi se ka nevojë për më shumë ndihmë për të menaxhuar gjithë kaosin në shtëpi.