Aktualitet Politikë

Ylli i njohur i “YouTube” takohet me Edi Ramën, kërkesa e pazakontë për kryeministrin (VIDEO)

Influenceri i njohur amerikan i ‘YouTube’, Ishowspeed i njohur ndryshe si Speed, ka mbërritur sot në Tiranë, ku ka marrë vëmendjen e shumë të rinjve të cilët vraponin që të bënin fotot dhe video me të.

Gjatë transmetimit të tij live në rrjetin sociale You Tube, ai gjithashtu u ftua dhe në kryeministri, aty ku u takua me Edi Ramën.

Kryeministri Rama i dhuroi Speed-it librin e tij me piktura. Speed pa edhe pjesë të tjera të zyrës së kreut të qeverisë, ndërsa shkëmbyen batuta me njëri-tjetrin.

Speed është i njohur edhe si fans i çmendur i Cristino Ronaldos dhe pikërisht për këtë i kërkoi Ramës që të pikturonte në zyrën e tij yllin e futbollit.

*Darren Jason Watkins Jr. Ka lindur në janar të 2005 dhe njihet nga mbarë bota si IShowSpeed ​​ose thjesht Speed, një YouTuber dhe reper amerikan. Ai është më i njohur nga të rinjtë për shumëllojshmërinë e tij të transmetimeve të drejtpërdrejta, në të cilat kryesisht luan video lojëra, duke përfshirë FIFA, Fortnite dhe Roblox.

Momenti i takimit të Ishowspeed me Edi Ramën: 1:25:55-1:37:51