Celebrities Gossip Music Showbiz

Ylli i muzikës pop Rita Ora nënshkruan kontratë me ‘Range Media Partners’!

‘Range Media Partners’ ka nënshkruar një marrëveshje me Rita Ora-n për përfaqësim në të gjitha fushat, duke përfshirë muzikën, filmin/TV, sponsorizimet dhe më shumë. Ora ka grumbulluar më shumë se 10 miliardë dëgjime globale dhe ka arritur të ketë 13 këngë në top 10 në Britaninë e Madhe, përfshirë 4 hitet numër 1. Në televizion dhe film, këngëtarja sapo ka filluar sezonin e dytë si paneliste në “The Masked Singer” të Fox dhe ka luajtur në filmin e njohur “Descendants: Rise of Red” të Disney Channel. Rita u shpreh se:

Jam shumë e emocionuar që po punoj me “Range Media Partners”. Gjithmonë e kam parë karrierën time me një perspektivë 360 gradë mbi industrinë. Kjo ka qenë një pjesë integrale e vizionit tim dhe ishte thelbësore të kem partneritet me një ekip që është plotësisht i alignuar dhe ekspert në muzikë, film/TV dhe branding. Kemi bërë një fillim të shkëlqyer dhe mezi pres të shoh gjithçka që do të bëjmë së bashku.

Meritat e saj në film dhe televizion përfshijnë gjithashtu pjesëmarrjen në “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve” dhe “MTV EMAs”; shërbimin si anëtare e jurisë në “The Voice Australia” dhe role në seritë “Fifty Shades of Grey”, “Pokémon: Detective Pikachu,” “Twist” dhe “Kung Fu Panda: The Dragon Knight”. Ajo do të shfaqet në filmat “Tin Soldier” dhe “He Bled Neon.” Albumi i saj më i fundit “You & I” vjen pas publikimeve të mëparshme “Bang”, një EP bashkëpunuese me DJ-in dhe producentin e fitueshëm të Grammy, Imanbek; “Phoenix,” i cili grumbulloi më shumë se katër miliardë dëgjime dhe pati katër këngë të certifikuara platin në Britani dhe “Ora”, albumi i cili u rendit në vendin e parë në top listat britanike.

Këtë verë, Ora debutoi me këngën “Ask & You Shall Receive” dhe aktualisht është në studio, duke punuar për muzikë të re që do të lançohet në fillim të vitit 2025. Ora sapo ka lançuar markën e produkteve për kujdesin e flokëve, ‘Typebea’. “Rita është një yll global me një talent të jashtëzakonshëm dhe një integritet kreativ dhe artistik në çdo gjë që bën, nga muzika deri te filmi, televizioni dhe çdo gjë tjetër në të cilën investon energjinë e saj”-thanë Melissa Ruderman, menaxhere partnere e ‘Range Music’ dhe Michael Cooper, partner themelues i ‘Range Media Partners’, në një deklaratë të përbashkët.