Fansat e Rihanna-s janë edhe një herë të bindur se nuk do të kenë kurrë muzikë të re. Krijuesja e hitit “Diamonds” u fotografua në qytetin e Nju Jorkut me A$AP Rocky e veshur me një bluzë ku shkruhej: “Unë jam në pension.” Ajo e kombinoi bluzën vintage “Peacock Papers” me një fund, një çantë “Bottega Veneta”, syze dielli vintage “Dior” dhe atlete të kuqe. Fansat të cilët kanë pritur prej kohësh albumin e nëntë në studio të këngëtares pas “Anti” të vitit 2016 ndanë reagimet e tyre në mediat sociale.
“Rihanna fjalë për fjalë tha unë jam në pension. Nuk do kemi kurrë një album,”-shkroi një përdorues X në Twitter. Një fanse tjetër tha: “Rihanna tha në fakt mos më mërzit duke më kërkuar muzikë të re, “Unë jam në pension”. “Duke parë Rihanna-n në atë bluzë ku shkruhej ‘Unë jam në pension’ më theu zemrën,”-postoi një person i tretë.
Pavarësisht nga ajo që thoshte bluza e saj, këngëtarja fituese e Grammy-t, konfirmoi së fundmi se është në punë një album i ri. “Do të jetë e mahnitshme. Kjo është arsyeja e vetme që nuk ka dalë ende. Unë dua të ndihem sikur muzika është një shesh lojrash dhe dua të argëtohem me të dhe të tregoj me të vërtetë se ku jam.”-tha Rihanna. Në të njëjtin muaj, këngëtarja tha gjithashtu për “Entertainment Tonight” se muzika për të cilën ka punuar është shumë e mirë.
Megjithatë, data e publikimit është ende e paqartë, veçanërisht duke pasur parasysh se Rihanna u premtoi fansave muzikë të re vitin e kaluar. Rihanna ka ardhur së fundmi me një tjetër arritje të madhe në karrierën e saj. Këngëtarja 36-vjeçare bëri histori pasi theu një tjetër rekord dhe u emërua artistja më e mirë solo femër me hitet më të certifikuara në diskografinë e saj të mirënjohur. Artistja tha se ka shumë ide vizuale për një album të ri. Ylli i muzikës pop ka fituar katër certifikata të tjera diamanti nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës (RIAA), duke lënë prapa konkurrentët e saj pasi tani ka një total rekord prej shtatë.